Foto të rralla nudo të femrave shqiptare gjatë viteve 1926-1948

Foto të rralla nudo të femrave shqiptare gjatë viteve 1926-1948

Në këto fotografi, shihen disa vajza të reja të Shkodrës. Fotot e realizuara nga Gegë Marubi, janë ruajtur nga arkivistja e tij, të cilës ia kishte dorëzuar para se të vdiste.

Faqja e njohur në Facebook:  Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history, shkruan:

Nudot e Gegë Marubit

Në fonotekën Marubi ruhen me kujdes dhe fotot e nudove që Gegë Marubi ia dorëzoi arkivistes së tij para ndarjes nga jeta. Fotot janë realizuar në periudhën para komunizmit në Shqipëri në vitet 1926-1942. Modelet që kanë pozuar janë vajza të Shkodrës dhe ato shfaqen krejt të lira para artistit, duke ndjekur këshillat e tij. I ardhur nga Franca ai ishte i njohur me foto të tilla nga artistë të mëdhenj të fotografisë. Vajzat e fotografuara nga Gega shfaqen në mënyra të ndryshme. Lakuriq njëra prej tyre qëndron e shtrirë në qilimat karakteristike të qytetit, një tjetër shfaqet nudo në një jorgan duke pirë cigare. Një tjetër është ulur në karrige këmbë mbi këmbë e veshur me një këmishë të lehtë dhe njërin gjoks jashtë. Këto foto nuk janë bërë ende publike nga fonoteka, ku ende ruhen si sekretet e bukura të mjeshtrit.

Shpërndaje në: