Foto-skandali i Durmishit: Nushi thotë se “Hyseni ka qenë i degraduar në VV për vjedhje”
Foto-skandali i Hysen Durmishit ku ai duket me fituesin e tenderit të parë të dhënë nga Ministria e Infrastrukturës po paraqitet vazhdimisht nga aktivistët e PSD-së. Së fundi, Nol Nushi nga kjo parti ka bërë një pretendim të frikshëm.
Ai thotë që Hysen Durmishi është degraduar në Vetëvendosje për “vjedhje e keqpërdorim të parasë së partisë së tij”.
Nushi ka paralajmëruar qytetarët se mund t’i shkojnë edhe paratë e shtetit, përcjell Periskopi.
Fotoja në fjalë është shpërndarë edhe nga kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Statusi i plotë:
Ne foto eshte zvministri i Infrastruktures Hysen Durmishi me pronarin e firmes Bageri. Kjo eshte firma qe ka fituqr tenderin e pare ne ministrine e Kurtit.
Paskan honger mish dhe pi schweepsa me bager.
Ps: Hyseni ka qene i degradum ne VV per vjedhje e keqperdorim te pareve te partise se tij. Paramendo cka ju bon ky pareve te shtetit