Foto me plis në kokë, kështu e uron Rita Ora vëllain për ditëlindje
Këngëtarja Rita Ora i ka uruar ditëlindjen vëllaut të saj, Donit, me disa foto që kanë realizuar bashkë në fëmijëri.
Por, ajo që bie më shumë në sy në këto foto, është veshja kombëtare që ka vëllau i saj dhe plisi, shkruan Express.
Këto foto, ajo i ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook, ku numëron mbi pesë milionë ndjekës.
“Urime ditëlindja Don! Sot është dita jote vëllau im i vogël. Të dua, ti je shumë argëtues, i mençur dhe lezetshëm dhe une s’mund të besoj se ti tashmë je 23-vjeçar. Me duket që ende je i vogël”, ka qenë urimi i Ritës për vëllanë.