Fortnite kthehet në iPhone pas betejës ligjore katërvjeçare
Pas një beteje ligjore katërvjeçare me Apple, Epic Games njoftoi këtë javë se Fortnite së shpejti do të kthehet në iPhone – edhe pse vetëm në BE.
Kur të ndodhë, jo vetëm që do të jetë i disponueshëm në Apple App Store, por edhe përmes dyqanit të ri të pavarur Epic Games, si dhe dyqaneve celulare të palëve të treta si AltStore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
BE-ja do të jetë gjithashtu e para që do të “marrë” Epic Games Store në iOS dhe Android më vonë këtë vit.
Përplasja e gjatë ligjore e Epic dhe Apple filloi në vitin 2020 pasi Fortnite u hoq nga App Store për anashkalimin e politikës së saj për të bllokuar zhvilluesit nga përpunimi i pagesave të aplikacioneve jashtë App Store. E Epic u hakmor me një padi. /Telegrafi/