Formula magjike e lëngut të përgatitur në shtëpi që shkrin në kohë rekord dhjamin e tepërt

Formula magjike e lëngut të përgatitur në shtëpi që shkrin në kohë rekord dhjamin e tepërt

Mbajtja e një peshe konstante mund të jetë më e vështirë nga ç’duket. Prishja e regjimit, mungesa e aktivitetit fizik, ngrënia e ushqimeve të varfra në vlera ushqyese, por që janë “bomba kalorish”, ngadalësimi i organizmit e shumë arsye të tjera, bëjnë që trupi të fitojë më shumë peshë, e ta ketë më të vështirë humbjen e kilogramëve të tepërt. Veç dietave, të cilave i kushtojmë një vëmendje të veçantë në Living, të ushqyerit shëndetshëm etj, duket se dhe lëngjet me disa përbërës të fuqishëm mund të na ndihmojmë të vijmë në formë.

Pjesa më e vështirë e trupit për t’u tonifikuar është ajo e barkut dhe e kofshëve pasi në këto zona yndyra akumulohet shumë lehtë dhe kërkon shumë kohë të shkrihet.
Duke ditur këtë shqetësim tuajin, Living do t’ju japë formulën e lëngut magjik që eleminon në mënyrë efektive brenda një kohe rekord.

Rreth një orë para se të shkoni në shtrat, përzieni: disa gjethe majdanozi, lëngun e një limoni, 2 lugë uthull, kanellë,  1 lugë çaji xhenxhefil. Konsumojeni përpara gjumit dhe në mëngjes jo vetëm do të ndiheni më të lehtë, por organizmi do të jetë i pastruar dhe nga toksinat.

Shpërndaje në: