Formohet çifti i parë Tea dhe Andi: Unë të pëlqej shumë ty
Andi i tha publikisht Teas se ka pëlqim për të.
Dy prej protagonistëve më të dashur nga ‘Përputhen’ janë Andi dhe Tea, shkruan lajmi.net.
Ata kanë bërë disa takime, por ende hezitojnë që t’i shfaqin haptas ndjenjat për njëri-tjetrin, pavarësisht se vrehet pëlqimi mes tyre.
Në takimin e fundit, Andi i tha haptas Teas se e pëlqen, por shprehet se e ka të vështirë që këtë gjë ta thotë në televizor.
Për një tip si mua, është shumë e vështirë ta pranoj këtë gjë dhe sidomos në televizor. Unë të pëlqej shumë ty. U bënë shumë netë që i shoh këto fotot- videot editimet tona”, tha ai.
Në anën tjetër, Tea tha se edhe ajo e pëlqen, por shtoi se nuk ka ende besim në të.