Formimi i qeverisë së re – Kurti thotë se e pret certifikimin e rezultateve, e përmend pak edhe luftën hibride

Kryeministri Albin Kurti nga Gjilani ka folur për mundësinë e formimit të Qeverisë së re.
Ai teksa tha se po e pret certifikimin e rezultateve, Kurti deklaroi se fituesi i zgjedhjeve duhet ta bëjë qeverinë e re.
“Së pari ne presim certifikimin e rezultateve, e më pas do të shohim rrugën përpara, por nuk ka ndryshuar situata, që ne të kemi qëndrime të tjera, sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë tonë, dhe kundër VV-së, por ne kemi fituar dhe fitimtari duhet e do ta bëjë qeverinë”, ka thënë Kurti.