Formacionet zyrtare të Superkupës së Italisë: AC Milan – Inter

Formacionet zyrtare të Superkupës së Italisë: AC Milan – Inter

Milan ka futur në ndeshje Simon Kjaer dhe Junior Messias derisa në sulm janë Rafael Leao dhe OIivier Giroud, kurse Interi sonte forcat i ka përqendruar tek Edin Dzeko, Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu në Superkupën e Italisë që do të luhet në Riad të Arabisë Saudite

Derby della Madonnina kësaj here do të luhet jo në qytetin e Milanit por në King Fahd Stadium që gjendet në Riad të Arabisë Saudite dhe do të startojë në ora 20:00.

Superkupa e Italisë kësaj radhe sjell një derbi mes fituesve të Kupës së Italisë dhe Serie A, por po ashtu vjen në një kohë shumë delikate për të dyja skuadrës, të cilat janë në presion të ecurisë pozitive të Napolit që kryesojnë për ta fituar Skudeton.

Lista e lëndimeve të Milanit mbetet e madhe, atyre ende ju mungon Zlatan Ibrahimovic, Mike Maignan, Fode Ballo-Toure, Rade Krunic dhe Alessandro Florenzi, derisa Ante Rebic dhe Divock Origi janë gati por do të jenë në bankën rezervë.

Kuqezinjtë janë duke vuajtur shumë për anën mbrojtëse dhe krosime kohëve të fundit, kështu që Simon Kjaer kthehet për t’i përforcuar ata në ajër, derisa Sandro Tonali kthehet pasi skadoi dënimi i tij gjatë barazimit 2-2 kundër Lecce.

Messias është preferuar sot para Alexis Saelemaekers e që do të jetë mbështetje për Brahim Diaz, Rafael Leao dhe Giroud.

Interi edhe në këtë ndeshje do të jetë pa Marcelo Brozovic dhe Samir Handanovic, derisa Romelu Lukaku është gati por edhe ai do të jetë në bankë për shkak të problemeve të vazhdueshme me muskuj.

Dzeko dhe Lautaro Martinez do të jenë çifti sulmues, me Calhanoglu që do të përballet me ish klubin e tij por që tani do të jetë më i tërhequr në mesfushë.

Matteo Darmian dhe Federico Dimarco janë përsëri anësorët e preferuar, duke lënë kështu në bankë Robin Gosens dhe Denzel Dumfries.

Superkupa kësaj radhe do të debutojë me teknologjinë semi-atuomatik, i cili do të përdoret edhe në Serie A në javën e ardhshme.

Shpërndaje në: