Formacionet zyrtare: Shqipëri – Izrael, “Kuqezinjtë” synojnë fitoren për vendin e parë në grup
Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.
Pas barazimit me Islandën (1:1), “Kuqezinjtë” tani do të përballen me Izraelin.
Të dy kombëtaret ndajnë pozitat dy dhe tre në Grupin 2 të Ligës B me nga një pikë. Edhe izraelitët në ndeshjen e parë barazuan me Islandën, kombëtare e cila renditet e para në grup me dy pikë.
Pra, një fitore eventuale e Shqipërisë sonte, do e dërgonte Kombëtaren shqiptare në krye të grupit.
Ndeshja Shqipëri – Izrael do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Formacionet zyrtare: