Formacionet zyrtare, Milan – Liverpool: Fonseca dhe Slot me më të mirët në fushë

Formacionet zyrtare, Milan – Liverpool: Fonseca dhe Slot me më të mirët në fushë

Milani përballet me Liverpoolin në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve që sot startoi me formatin e ri.  

Formati i ri i zgjeruar ka 36 skuadra në një tabelë të vetme, ku secila do të luajë me tetë kundërshtarë të ndryshëm. 

Ndeshja fillon në ora 21:00, ku Milani mirëpret rivalët e vjetër Liverpoolin në “San Siro”, dy klube që zhvilluan dy finale dramatike të Ligës së Kampionëve në vitet 2005 dhe 2007. 

Fonseca ka vendosur të luajë me Christian Pulisic, Loftus-Cheek, Rafael Leao dhe Alvaro Moratan. 

Në anën tjetër Slot do të luajë me emra si Mo Salah, Dominik Szoboszlai, Diogo Jota dhe Coady Gakpo. 

Milan: Maignan; Kalabria, Tomori, Pavlovic, Theo Hernandez; Fofana, Reijnders; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Morata.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, van Dijk, Tsimikas; Mac Allister, Gravenberch; Salah, Szoboszlai, Diogo Jota; Gakpo. 

Shpërndaje në: