Formacionet zyrtare: Meksika – Polonia
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Meksikë – Poloni
Meksika do të luajë kundër Polonisë së udhëhequr nga Lewandowski në ndeshjen e parë të Botërorit.
Skuadra e njohur nga Amerika Veriore pritet që të përballet me Poloninë e Czesław Michniewiczit, Poloninë, ndeshje kjo e Grupit C që luhet në stadiumin 974 në Doha të Katarit.
Sot më herët, Arabia Saudite shkaktoi befasinë më të mëdhe në historinë e Botërorit ku ata mposhtën Argjentinën (një nga favoritët këtë vit) me rezultat 2-1, me përmbysje. Ky rezultat do ta motivojë si Meksikën ashtu edhe Poloninë për të luftuar për tri pikët dhe të dalin në vendin e parë të grupit.
Meksika udhëhiqet nga stoli nga ish lojtari i Argjentinës Gerardo Martino, e ku paraqiten në Botërorin e tetë me radhë në fazën e grupeve, ku kanë kaluar këtë fazë shtatë herë radhazi.
Polonia në anën tjetër janë në Botëror për herë të dytë radhazi pasi që nuk kishin arritur të kualifikohen as në Botërorin e vitit 2010 as në atë të 2014. Ata dështuan për t’i kaluar grupet më 2018 dhe shpresojnë që ylli i skuadrës së tyre, Robert Lewandowski ta rritë performancën për Kombëtaren nga 76 sa ka tani dhe ata ta kalojnë fazën e grupeve.