Formacionet zyrtare: Juventus – Milan
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Juventus – Milan.
Kryendeshja e javës në Serie A luhet në ‘Allianz Stadium’, ku Juventus pret skuadrën e Milan, shkruan Periskopi.
Në këtë ndeshje Milan vjen me një formë më të mirë sesa ‘Zonja e Vjetër’, por këto statistika shpeshherë hidhen poshtë nëpër derbi.
Ndeshja mes ‘Biankoneri’ dhe ‘Rosoneri’ luhet me fillim nga ora 20:45. Më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare për ndeshjen.
Juve: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Rabiot; Dybala, Morata
Milan: Maignan; Tomori, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessié, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leão; Rebic /Periskopi/