Formacionet zyrtare: Connah’s Quay – Prishtina

Formacionet zyrtare: Connah’s Quay – Prishtina

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Connah’s Quay – Prishtina.

Skuadra kosovare, Prishtina, luan në udhëtim kundër uellsianëve të Quay, shkruan Periskopi.

Kampionët e Kosovës udhëtojnë të relaksuar, pasi në ndeshjen e parë kishin triumfuar 4:1 në ‘Fadil Vokrri’.

Trajneri Ramadani sot ka vendosur për një formacion 4-3-3 në letër, ku Hoti, John dhe Shabani prijnë sulmin. Krasniqi, Boshnjaku e Bardhoku përbëjnë mesfushën, kurse në mbrojtje para Ardit Nikës startojnë Mankenda, Mici, Bekteshi e Krasniqi.

Nga përbërja e lojtarëve shohim se skema mund të interpretohet edhe si 3-4-3. Më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare: /Periskopi/

Shpërndaje në: