Formacionet zyrtare: Barcelona – Girona

Formacionet zyrtare: Barcelona – Girona

Barcelona ka mundësinë që të shkojë 15 pikë më shumë së vendi i dytë në krye të tabelës së La Ligës sonte

Pasi që u përballë me humbje prej 4-0 në shtëpi kundër Real Madridit në Kupën e Mbretit në gjysmëfinale, Barcelona shpreson që të kthehet përsëri të fitoret.

Real Madridi, në anën tjetër, humbi 3-2 në shtëpi kundër Villarreal, të cilët arritën një gjë të rrallë pasi që këtë vit kanë fituar dy herë kundër 35 herë kampionit të La Ligës. Kjo humbje i jep Barcelonës mundësinë që të këtë 15 pikë më shumë në krye të tabelës.

Kjo do të thotë se Barcelonës i duhen edhe 6 fitore për ta siguruar titullin e La Ligës.

Girona, në anën tjetër, siguruan La Ligën përmes playoffit nga divizioni i dytë dhe janë në vendin e 11-të, shtatë pikë më shumë së sa zona e rrezikshme. Ata hynë në këtë ndeshje pas fitores së tensionuar 2-1 kundër Espanyolit.

Megjithatë, ata kanë fituar vetëm dy ndeshje jashtë shtëpisë në tërë sezonin, derisa ata kanë humbur 1-0 nga Barcelona në ndeshjen e parë.

Për Barcelonën sonte Xavi në sulm ka startuar me: Raphinha, Lewandowski dhe Gavi.

Shpërndaje në: