Ford Mustang ndahet përgjysmë në një aksident të tmerrshëm
Një Ford Mustang u nda në gjysmë pasi u përplas në një autostradë në Phoenix, Arizona.
Policia nuk beson se droga apo alkooli ishin një faktor, por shpejtësia mund të ketë qenë.
Bëhet e ditur se shoferi i paidentifikuar, i cili u shpall i vdekur në vendngjarje, po shkonte nga South Mountain 202 në Eastbound I-10 kur u aksidentua.
Raportohet se ai ka goditur një barrierë që e ka ndarë automjetin e tij në gjysmë.
Ndryshe, autostradat mund të duken argëtuese për të shpejtuar, por shpesh rezultojnë në aksidente të këqija. /Telegrafi/