Ford Mondeo ikë nga Evropa
Portali gjerman Motor1.com ka kontaktuar degën e Fordit në Gjermani, dhe zëdhënësi i saj e ka konfirmuar se Mondeo do ta vazhdojë jetën vetëm në Kinë.
Në fakt, ka kohë që është bërë e ditur se Ford Mondeo (versionet kompakt, sedan dhe karavan) do të tërhiqet nga tregu evropian në mars 2022, kur edhe përfundon prodhimi i tij ne fabrikën në Valencia (Spanjë).
Ndryshe modeli Mondeo ka tridhjetë vjet që e zëvendësoi Ford Sierra’n e famshme.
Prodhimi i rivalit të tij kryesor VW Passat, po ashtu është ndërprerë – dhe ky model i VW’së planifikohet të shitet vetëm në versionin karavan. Paralelisht, ka zëra se edhe Opeli do ta ndërpres prodhimin e modelit Insignia, dhe se në vend të tij do ta prezantojë njëlloj miksi mes xhipit dhe minivanit. Edhe Shkoda e ka konfirmuar se gjeneratën e ardhshme të modelit Superb do ta shes si kompakt dhe karavan, përderisa Peugeot 508 duket se do t’iu mbetet besnik dy opsioneve ekzistuese të karroserisë – sedan dhe karavan.
Ende nuk dihet nëse Ford Mondeo do të zëvendësohet me ndonjë model tjetër për Evropë, shkruan Autoblog