Ford lanson edicionin e limituar të Focus RS-it (Video)
Seria e modelit Fokus do të rritet edhe me një edicion të limituar, që përfshin një numër të vogël makinash.
Filmimi i postuar më poshtë e tregon nga afër veturën e re nga Fordi, që ka linja dhe përfundime që e dallojnë nga paraardhësit, transmeton Telegrafi.
Pos pamjes së jashtme, brendësia do të ofrojë shumë rehati dhe lehtësi teknologjike, siç është sistemi i navigacionit që aktivizohet me zë.
Të interesuarit kanë nisur që tani të bëjnë aplikimet për blerje, ndërsa i kanë në dispozicion në vetëm dy ngjyra.