Ford Fiesta për 2017

Ford Fiesta për 2017

Në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të duhej të dilte në shitje trashëgimtari i ri i Ford Fiesta aktual,dhe me siguri, prapë me maskën sipas mostrës Aston Martin.

Automobili, transmeton Koha.net shkrimet e medieve, do të jetë pak më i gjatë sesa Fiesta e tashmë,me interier më të zgjeruar dhe me material shumë më cilësor.

Theksohet se Fiesta e re do te ketë edhe sistemin më të ri SYNC 3, navigimin satelitor, sistemi që vozitësit i tërheq vërejtjen për ndërrimin e trasesë dhe për automjetin që vjen nga këndi i vdekur si dhe sistemin për njohjen e shenjave të trafikut.

Automobil do të ndërtohet në platformën e Fordit Global B e do të ketë motorët tre cilindrash (përfshirë atë 1,0 litërsh EcoBoost benzinë). Në gamë, ndër të tjera do të gjenden edhe 1.5 TDCi dizel ,si dhe ndërruesi i shpejtësisë gjashtë shkallësh Powershift me koplung të dyfishtë.

Pa marrë para sysh se disa prodhues nga ofertat e veta kanë hequr versionet e modelit me tri dyer nga segmenti B (si për shembull Renault me Clio), Fiesta, edhe në gjeneratën e re, të shtatën, blerësve do t’iu ofrohet me tri e pesë dyer.

Shpërndaje në: