Forca Aguero: Argjentinasi do të mungojë tre muaj, pas problemeve me zemrën
Sergio Aguero do të jetë edhe së paku tre muaj jashtë fushave të blerta.
Ylli argjentinas nuk e ka kaluar mjaft mirë periudhën e tij të hershme te Barcelona, ku për shumicën e kohës qëndroi jashtë fushave, si pasojë e lëndimeve.
Pas rikthimit të tij, një problem tjetër është shfaqur. Lojtari ka pasur probleme me zemrën dhe u obligua që ndeshjen e fundit ta linte në gjysmë, përcjell Periskopi.
Pas ekzaminimeve të detajuara, skuadra e Barcelonës ka njoftuar se Aguero do të jetë jashtë fushave për tre muaj.
Lojtari kishte probleme me aritmi, gjatë ndeshjes ndaj Alaves. /Periskopi/