Forbes shpalli futbollistët më të paguar në botë, ja kush renditet i pari
Revista ka llogaritur të ardhurat totale të lojtarëve në sezonin 2022/23, që përbëhet nga pjesa e futbollit, paga dhe shpërblimet. Dhe fitimet jashtë fushës, marrëveshje sponsorizimi, reklama, dhe të ardhura nga biznesi.
Forbes mori të dhëna nga burime publike si Capology.com dhe foli gjithashtu me të brendshëm të futbollit, përfshirë Tancredi Palmerin.
Në krye të listës është sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe. Të ardhurat e francezit vlerësohen në 128 milionë dollarë: 110 milionë, të ardhura nga futbolli, 18 milionë, të ardhura jashtë fushës.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi është i dyti me 120 milionë dollarë, përfshirë 65 milionë dollarë në futboll dhe 55 milionë dollarë jashtë fushës.
Sulmuesi i Mançester Junajtid, Cristiano Ronaldo, përfundoi treshen e parë me 100 milionë dollarë (40+60).
Top 10 duket kështu:
1. Kylian Mbappé (PSG) – 128 milion dollarë (110+18)
2. Lionel Messi (PSG) – 120 milionë (65+55)
3. Cristiano Ronaldo (Manchester United) – 100 milionë (40+60)
4. Neymar (PSG) – 87 milionë (55 + 32)
5. Mohamed Salah ( Liverpool ) – 53 milionë (35 + 18).
6. Erling Haaland (Manchester City) – 39 milionë (35 + 4)
7. Robert Lewandowski ( Barcelona ) – 35 milionë (27+8)
8. Eden Hazard (Real Madrid) – 31 milionë (27+4)
9. Andres Iniesta (Vissel Kobe) – 30 milionë (25+5)
10. Kevin de Bruyne (Manchester City) – 29 milionë (25 + 4).