Fonseca jep lajmin e mirë për “Dardanët”: Zhegrova është rikthyer dhe është gati
Edon Zhegrova, futbollisti i Kombëtares së Kosovës është rikhyer nga lëndimi dhe është gati për ndeshjen e fundit të sezonit me ekipin e Lille.
Trajneri Paulo Fonseca dha lajmin e mirë për gjithë tifozët e Kosovës, pasi Zhegrova do të jetë i gatshëm për dy takimet e “Dardanëve” gjatë këtij muaji në ndeshjet para-kualifikuese për Euro 2024.
“Edoni është plotësisht gati. Por do ta ketë të vështirë të luajë 90 minuta”, u shpreh Fonseca para ndeshjes së fundit këtë sezon kundër Troyes.
Kujtojmë që Edon Zhegrova gjatë këtij sezoni në Ligue 1 zhvilloi 21 ndeshje, shënoi tre gola dhe bëri pesë asiste.
Vlera e tij momentale në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 7 milionë euro dhe pas këtij sezoni do të ketë punë me ofertat që do t’i bëhen atij gjatë afatit kalimtar.
Angel Gomes, Edon Zhegrova et Ismaily (Lille) de retour pour le match à Troyes https://t.co/6iEGR2tCFu pic.twitter.com/JD9OGhOW5L
— WYN SPORT (@WYN_Sport_News) June 2, 2023