Foda flet për Rrahmanin dhe Berishën: Ende janë në fazë rikuperimi

Foda flet për Rrahmanin dhe Berishën: Ende janë në fazë rikuperimi

Kosova sot zhvillon përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, me Amir Rrahmanin dhe Valon Berishën që janë në fazë rikuperimi.

Amir Rrahmani dhe Valon Berisha, në dy ditët e para kanë zhvilluar të veçuar, shkaku i shqetësimeve me lëndimet, transmeton Periskopi.

Mbrojtësi i Napolit, Rrahmani, të martën ka zhvilluar një pjesë të stërvitjes me ekipin, ndërsa në pjesë si i veçuar.

Franco Foda ka thënë se të dy yjet e Kosovës janë në fazën e rikuperimit, duke shpresuar t’i ketë gati për lojë nesër (e enjte).

“Atmosfera është e mirë. Valon Berisha dhe Amir Rrahmani janë në fazën e rikuperimit dhe uroj t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion”, deklaroi Foda.Para stërvitjes së fundit, pjesa tjetër e ekipit është e mirë.

Shpërndaje në: