Foda flet për ndeshjen me Hungarinë: Ndeshje e vështirë, por mezi presim të luajmë në stadiumin e stërmbushur

Foda flet për ndeshjen me Hungarinë: Ndeshje e vështirë, por mezi presim të luajmë në stadiumin e stërmbushur

Franco Foda ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore që Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj përballë Hungarisë të martën mbrëma.

Trajneri gjerman i Kosovës duke thënë se mezi presin përballjen me Hungarinë në stadiumin Puskas Arena që pritet të jetë i stërmbushur.

“Jemi duke u përgatitur për një ndeshje mjaft të rëndësishme. Kemi fituar ndaj Armenisë me epërsi minimale, por ka mundur të jetë fitore më e thellë. Megjithatë shënuam fitore, ndërsa tani na pret një ndeshje tjetër e rëndësishme. Mezi presim të paraqitemi në ndeshjen kundër Hungarisë në një stadium që pritet të jetë i mbushur”, tha fillimisht Foda.

Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se nuk do të jetë e lehtë pasi përballë kanë një përfaqësuese shumë të fortë, por që ai ka besim te grupi i tij dhe do të paraqiten mirë.

“Nuk do të jetë e lehtë, luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Ne zhvilluam ndeshje të mirë ndaj Armenisë, kemi skuadër që ka aftësi teknike”.

“Por do të jetë e vështirë përballja ndaj Hungarisë që udhëhiqet nga një trajner që ka treguar paraqitje të mira siç është Marco Rossi. Ne mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te grupi ynë”, tha Foda.

🇽🇰🗣️Franco FODA në konferencën për media para ndeshjes me 🇭🇺
➡️
#ffkkosova #dardanët #kosova

Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on Monday, March 25, 2024

Shpërndaje në: