Fluturon Drenica: Dy gola për tri pikë kundër Dukagjinit, bën presion në krye të tabelës
Drenica ka mposhtur me rezultat 2-0 Dukagjinin si nikoqire, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superligën e Depresionit, na falni, e Kosovës.
Fitorja u bë detyrë më e lehtë për nikoqirët në minutën e 35-të, kur Ilir Syla i Dukagjinit u ndëshkua me karton të kuq dhe shkaktoi penallti.
Nga rrethi i bardhë, apo pika, qëlloi aty ku secili futbollist i mundshëm jeton për të qëlluar, për rezultatin 1-0.
Drenica e mbajti këmbën në gas dhe vetëm katër minuta më vonë shënoi edhe të dytin përmes Baton Zabërgjës.
VAR e rishikoi golin dhe e konsideroi të rregullt.
Drenica, pas këtyre tre pikëve, grumbullon 20 dhe zë pozitën e dytë ose të parin, varësisht çka do të ndodhë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Prishtinës që ka filluar 30 minuta më vonë.
Dukagjini mbetet me dhjetë pikë në pozitën e tetë.
Ju faleminderit nga zemra që e lexuat artikullin deri në fund, ditën e mirë. /Periskopi.com/