Fluturoi 16 orë për një Iphone X, dhe në fund e shkatërroi (Video)

Fluturoi 16 orë për një Iphone X, dhe në fund e shkatërroi (Video)

Fluturoi në Australi për 16 orë, vetëm për të qenë i pari që blen një iPhone X e ta shkatërrojë menjëherë?

Kështu fillon video tre minutëshe nga portali teknologjik motherboard.vice.com, përcjell albinfo.ch.

Gazetari Kyle Wiens – drejtori i shërbimit të riparimit të iFixit.com – ka ndërmarrë udhëtimin me një qëllim të vetëm: për të parë se çfarë teknologjie është brenda këtij celulari. Sipas tij, “Motherboardi është shumë i dendur dhe i pajisur në dy nivele.”

Për herë të parë ndonjëherë Apple ka instaluar një bateri në dy pjesë në një iPhone.

“Kjo ishte e nevojshme për të akomoduar një bateri mjaft të madhe në hapësirën e vogël”, thotë artikulli në iFixit.com.

Performanca e baterisë është identike me atë të iPhone 8 Plus, por më e vogël se ajo e Note 8 nga Samsung.

Shpërndaje në: