Fluturimi Tiranë-Hamburg bën ulje urgjente në Vjenë, pasagjerët zbulojnë arsyen
Një fluturim Tiranë-Hamburg ka devijuar nga itinerari i tij dhe ka zbritur në Vjenë.
Sipas Vox News Albania, fillimisht, arsyet e devijimit të tij ishin të paqarta.
Mirëpo, pasagjerët më vonë njoftuan se ishin mirë dhe vunë re se një gruaje të re shtatzënë i shpërthyen ujërat dhe ajo u detyrua të lindte në Vjenë.
Ndërkohë momenti i lindjes ka qenë një situatë e papritur, por e menaxhuar me sukses.
Fatmirësisht nëna dhe fëmija janë mirë dhe ngjarja ka përfunduar pa komplikime.
Kjo u konfirmua edhe në seksionin e komenteve në rrjete sociale, nga vetë pasagjerët e fluturimit.