Flutura Kusari: Vetëm shkarkimet të të gjithë personave përgjegjës do ta ndihmonin sado pak RTK-në
Juristja e mediave, Flutura Kusari ka thëën se kredibiliteti ndaj RTK-së pas skandalit është i parikuperueshëm.
Ajo në një postim në Facebook ka thënë se vetëm shkarkimet të gjithë personave përgjegjës do ta ndihmonte transmetuesin.
Reagimi i plotë:
Demi qe i eshte bere kredibilitetit te RTK-se eshte veshtire i rikuperueshem.
Vetem shkarkimet sot – asnje dite me vone – te te gjithe personave pergjegjes do te ndihmonin sado pak.
Ju lumte gazetareve qe po distancohen nga politika redaktoriale e RTK-se, politike kjo qe e ka leju propaganden e VV-se me e helmu publikun me informacione te kontaminuara.