Flutura Kusari reagon: Kapja politike e KPM-së u kompletua
Komisioni i Pavrur i Mediave pavarësisht faktit se kryetari Jeton Mehmeti ka edhe pak ditë mandat, e kanë zgjedhur kreytarin e ri të këtij institucioni, Besnik Berishën. Pas votimit me 4 vota për dhe një votë të pavlefshme, Berisha është zgjedhur në kryet të KMP-së.
Juristja e medias dhe aktivistja e shoqërisë civile, Flutura Kusari ka reaguar duke thënë se “Kapja politike e KPM-së u kompletua”.
Postimi i plotë:
Kapja politike e KPM-së u kompletua ✅
Sic ju paralajmërova:
- Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm
- Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së
- KPM tash ka kryetar jolegjitim.
Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione.
Ne punën tonë e kryme, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së.
Ju falenderoj për vëmendje.
Flutura Kusari denoncon përpjekjen e pushtetit për kapjen e KPM-së tinëz, publikon dokumentin
Llugë në KPM, Mehmeti ende kryetar me mandat e zgjedhin të riun, shkohet në pauzë