Fluksi në kufijtë e Kosovës: Pritjet më të gjata në Merdar dhe Dheu i Bardhë

Fluksi në kufijtë e Kosovës: Pritjet më të gjata në Merdar dhe Dheu i Bardhë

Qendra për Menaxhimin e Kufijve ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Sipas raportit të përditësuar sot (6 janar 2025, ora 10:04), fluksi i automjeteve është i menaxhueshëm në shumicën e pikave kufitare, përveç në Merdar dhe te Dheu i Bardhë, ku janë shënuar pritjet më të gjata.

Në pikën kufitare të Merdarit, dalja e automjeteve po zgjat nga 220 deri në 240 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta. Gjithashtu, është raportuar një kolonë prej 2000 metrash në dalje.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, koha e daljes është nga 50 deri në 60 minuta, me një kolonë prej 200 metrash, ndërsa hyrja është më e shpejtë, duke zgjatur vetëm 5 minuta.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, hyrja dhe dalja e automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha, me kohë pritjeje nga 3 deri në 15 minuta.

Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë sot këshillohen të shmangin pikën kufitare të Merdarit nëse është e mundur ose të jenë të përgatitur për pritje të gjata. Policia kufitare po punon për menaxhimin e fluksit dhe për të lehtësuar kalimin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Shpërndaje në: