Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” Kurtin

Emisioni “Pressing” në T7 nisi me një deklarim të Albin Kurtit nga Peja ku bëri sulme të rënda ndaj vllezërve Devolli, për çka ish-bashkpëartiaku i Kurtit, Florin Krasniqi, u shpreh i shokuar.
Florin Krasniqi rikujtoi se sa ishte në Vetëvendosje, bashkë me Kurtin kanë marrë para nga Devollët.
“Po, po ky vazhdu m’i marrë”, tha Krasniqi.
E përshkroi Kurtin si tinëzar “…i thirr Devollët në telefon ‘ju lutem’ kur ka me iu lyp pare”.
“Ky është masthrues, është e turpshme m’e pas kësi kryeministri…Unë kam mendu që është më i mençëm e ka pak njerëzillë”, tha Krasniqi.