Florian Marku u shpall luftë të gjithëve pas fitores: Futem në ring për të vdekur, mund t’i bëjë të gjitha

Florian Marku u shpall luftë të gjithëve pas fitores: Futem në ring për të vdekur, mund t’i bëjë të gjitha

Florian Marku ka reflektuar pas triumfit kundër Rylan Charltonit në rundin e tetë të meçit të peshave të lehtë.

Ai arriti ta destabilizojë kundërshtarin me goditje brutale të njëpasnjëshme, derisa Charltoni nuk mundi të qëndronte më në këmbë, shkruan Periskopi.

Nuk u rrëzua, por ekipi i britanikut u detyrua ta hidhte peshqirin e bardhë në ring në formë dorëzimi.

E pas meçit, Marku nënvizoi edhe një herë karakterin e tij tejet të veçantë, duke thënë:

‘E jap zemrën, nëse dikush më rrah, e pranoj. Unë tregova sot se mund të boksoj, mund t’i bëjë të gjitha.

”Sonte isha nga 1/10 një 7. Jam shumë i lumtur sepse kjo është lufta që dua, njerëzit thonë se Floriani do të humb, por unë ua dëshmoj të gjithëve se di të fitoj.

”Kjo është jeta ime. Boksi është jeta ime. I mposhta më të mirët në Greqi, futem atje për të vdekur.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: