Florian Marku sqaron ‘punën’ e nokdaunit: Ishte një rrëshqitje, nuk mora asnjë shenjë në fytyrë
Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku në një intervistë për njërin nga emisionet kosovare, ka folur rreth meçit të kaluar, vështirësitë dhe fitoren, shkruan Periskopi.
Marku mposhti boksierin anglez, Jamie Steëart, ndaj të cilit në ring sipas Markut nuk pati një nokdaun por thjesht një rrëshqitje.
“Nuk ishte një nokdaun, thjesht një rrëshqitje, unë nuk kam asnjë shenjë në fytyrë”, tha Marku.
Tutje Marku shtoi se ka marre shumë oferta pas këtij meçi dhe se në Kosovë dhe Shqipëri do të boksojë vitin e ardhshëm. /Periskopi