Florian Marku: Për një muaj shihemi në Tiranë, unë po vij
Florian Marku do të ndeshet në Air Albania, me ëndrrën e tij që u shpall prej disa kohësh dhe tashmë duket e realizuar.
Boksieri shqiptar ka njoftuar sërish se pas një muaj do të gjendet në kryeqytetin shqiptar.
“Për një muaj shihemi në Tiranë. Mezi po e pres këtë ndeshje”, shkruan Florian Marku.
Ndërkohë në videon e publikuar nuk mungon vetëbesimi që e ka shoqëruar prej shumë kohësh:
“Në mendjen time dhe në zemrën time, unë them se nuk ka më të mirë se unë. Shqipëri, unë po vij”, shprehet boksieri.