Florian Marku ndez atmosferën sërish para meçit me britanezin, ja çka postoi kësaj radhe
Boksieri shqiptar, Florian Marku po përgatitet për meçin e tij të radhës ndaj boksierit Rylan Charilton, përjcell Periskopi.
Meçi do të zhvillohet më datë 20 të këtij muaji me lokacion në Londër, dhe ndryshe ngase ndodhi në dhjetor ndaj Jamie Steëart ku gjyqtari ndau barazim, Marku për këtë meç po paralajmëron se nuk do ta lërë në duart e gjyqtarëve.
Marku ka ngacmuar sërish, teksa në rrjetë sociale shkroi; “Edhe 10 ditë, dhe do ta shihni” .
Ja videoja të cilën e postoi Marku në Instagram. /Periskopi