Florian Dushi thirrje qytetarëve: Askush sot të mos mbetet në shtëpi, të gjithë bashkë në sheshin “Skenderbeu”

Florian Dushi thirrje qytetarëve: Askush sot të mos mbetet në shtëpi, të gjithë bashkë në sheshin “Skenderbeu”

Kandidati për deputet nga LDK, Florian Dushi sot përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka dal me një thirrje për prishtinasit.

Dushi i cili në listën zgjedhore mban numrin 34, tha  që sot askush të mos qëndrojë në shtëpi, por të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të LDK-së.

“Tubimi përmbyllës i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë sot, nuk është thjesht një ngjarje e zakonshme e një partie politike – është një thirrje e ndërgjegjes sonë kombëtare, një betim për ta mbrojtur lirinë dhe demokracinë nga arroganca dhe papërgjegjësia e atyre që keqpërdorën besimin e qytetarëve!”, shkroi mes tjerash Dushi.

Postimi i plotë:

THIRRJE PËR PRISHTINËN!

PRISHTINË, PËR SHTETIN, PËR LIRINË, PËR DEMOKRACINË!

Është momenti i vendimit!

Në kryeqytetin e rezistencës, këtu ku historikisht filluan dhe u përmbyllen shumë procese të vështira por të mira për vendin.

Në Prishtinë, ku u themelua dhe veproi lëvizja më e madhe në historinë tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, e udhëhequr nga Presidenti Rugova, sot është momenti për të dërguar mesazhin më të fuqishëm nga ne: Kosova është e qytetarëve të saj, e jo e atyre që duan të nëpërkëmbin shtetin, lirinë, demokracinë, kushtetutën dhe të ardhmen e tyre euro-atlantike.

Tubimi përmbyllës i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë sot, nuk është thjesht një ngjarje e zakonshme e një partie politike – është një thirrje e ndërgjegjes sonë kombëtare, një betim për ta mbrojtur lirinë dhe demokracinë nga arroganca dhe papërgjegjësia e atyre që keqpërdorën besimin e qytetarëve!

Refuzoni mashtruesit!

Askush sot të mos mbetet në shtëpi!

Të gjithë bashkë në Sheshin “Skenderbeu”!

Le të jemi bashkë, le të jemi të vendosur, le të jemi të shumtë!

PRISHTINA – KOSOVA FITON!

#floriandushi34
#BëhuNdryshimi
@highlight

THIRRJE PËR PRISHTINËN!

PRISHTINË, PËR SHTETIN, PËR LIRINË, PËR DEMOKRACINË!

Është momenti i vendimit!

Në…

Posted by Florian Dushi on Saturday, February 8, 2025

Shpërndaje në: