Florian Dushi: Qeverisja e LDK-së pas datës 9 shkurt garanton mirëqenie, zhvillim ekonomik, integrim e sundimit të ligjit

Florian Dushi: Qeverisja e LDK-së pas datës 9 shkurt garanton mirëqenie, zhvillim ekonomik, integrim e sundimit të ligjit

Kandidati i LDK’së për deputet, Florian Dushi, i cili garon me numrin 34, ka vizituar qytetarët në Has.

Ai thotë se me qytetarët e Hasit diksutoi për nevojën e madhe që ka vendi për qeverisjen e LDK-së.

 

Më poshtë publikimi i Dushit në Facebook:

“Me ftesë të familjes së nderuar Qoqaj, ishim në një takim me miq, dashamirë e familjar të tyre nga Hasi.

Bashkë me kandidatët tjerë nga lista e LDK-së dhe kandidatin hasjan Doktor Shaban Osmanaj, diskutuam mbi nevojën e madhe që vendi ka për qeverisjen e LDK-së.

Qeverisja e LDK-së pas datës 9 shkurt garanton mirëqenie, zhvillim ekonomik, integrim e sundim të ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim”, shkroi ai.

 

Shpërndaje në: