Florian Dushi: Presidenti Rugova mbetet figura më unike në historinë tonë, mos lejojmë që emri i tij të shërbejë si maskë për interesat e ulëta politike
Kandidati i LDK-së për deputet, Florian Dushi ka përkujtuar Dr. Ibrahim Rugovën në 19 vjetorin e vdekjes.
Dushi ka thënë se Rugova i ka ndërtuar themelet e shtetit me qasjen e tij paqësore.
Sipas Dushit, Rugova mbetet figura më unike dhe se nuk do të lejojnë që emir i tij të shërbehet për interesa të ulëta politike.
Postimi i plotë:
Sot, në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta të presidentit historik të Kosovës dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dr. Ibrahim Rugova, përkujtojmë me nderim dhe respekt të thellë njeriun që i dha drejtim dhe kuptim ëndrrës sonë për liri e pavarësi.
Si një lider i urtësisë dhe vizionit, ai ndërtoi themelet e shtetit të Kosovës me qasje paqësore, guxim intelektual dhe me një përkushtim të palëkundur ndaj popullit të tij, duke fituar kështu, mbështetjen por edhe admirimin e botës demokratike.
Presidenti Rugova ishte dhe mbetet figura më unike në historinë tonë, si lider me mbështetje e besim të jashtëzakonshëm të qytetarëve të tij, si lider që bashkoi një popull të tërë përtej përçarjeve, duke krijuar rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë, le të kujtojmë jo vetëm njeriun, por edhe parimet e ndërtuara nga Presidenti historik në rrugë për arritjen e synimeve politike: unitetin, paqen dhe dialogun etj.
Le të mos lejojmë që emri i tij të shërbejë si maskë për interesat e ulëta politike, por të mbrojmë trashëgiminë e tij me dinjitet dhe të punojmë për një Kosovë ashtu siç e ëndërroi ai – të lirë, të pavarur e demokratike.
Lavdi