Florian Dushi: Pas një periudhe të gjatë neglizhence ndaj kryeqytetit tonë, Abdixhiku ka paraparë investime
Kandidati i LDK për deputet, Florian Dushi ka thënë se Prishtina është pasqyrë e potencialit tonë shtetëror.
Ai në Facebook ka thënë se pas neglizhencës nga qeveria aktuale, me Abdixhikun kryeministër ka paraparë projekte kapitale në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Prishtina – Kryeqyteti ynë nuk është thjesht një vendbanim, është pasqyrë e identitetit dhe potencialit tonë shtetëror.
Pas një periudhe të gjatë neglizhence dhe diskriminimi institucional ndaj kryeqytetit tonë dhe qytetarëve të tij nga qeveria aktuale, e cila ka bllokuar projekte kapitale dhe ka shmangur investimet e nevojshme, tashmë kemi një arsye për shpresë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku, ka paraparë investime që kapin vlerën plot 1.5 miliard euro, projekte kapitale që përfishijnë edhe unazën e kryeqytetit që është jetike për të zgjidhur problemin e tollovisë në komunikacion.
Prishtina
LDK