Florenzi: Roma do të jep gjithçka ndaj Shakhtati

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Romës, Alessandro Florenzi, premton se klubi italian do të jep gjithçka ndaj Shakhtar Donetskut në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve.

Por, pavarësisht rezultatit në këtë ndeshje, italiani beson se sezoni nuk do të definohet nga kjo përballje.

“Nuk definohet sezoni, por ne e dimë që është një ndeshje e rëndësishme”, ka thënë Premium Sport.

“Nuk mund ta mohojmë, do jetë një ndeshje e rëndësishme dhe ne do të japim gjithçka në fushë, kualifikimi do të ishte një arritje e madhe për skuadrës dhe tifozët”.