Florentino Perez i merret goja në intervistë: Shan keq tifozët e Chelseat, thotë se asgjë s’ka mbaruar

Florentino Perez i merret goja në intervistë: Shan keq tifozët e Chelseat, thotë se asgjë s’ka mbaruar

Klubi i vetëm anglez që duket se ka qenë hezitues vazhdimisht ishte, jo më pak se, Manchester City. Kështu ka deklaruar presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Perez, që insistonte se projekti nuk ishte i vdekur, pretendoi se UEFA kishte vepruar sikur 12 klubet rebele kishin lëshuar “një bombë atomike”, dhe thanë që klubet e Premier Ligës humbën energjinë.

Ai po ashtu akuzoi tifozët e Chelseat që u mblodhën jashtë Stamford Bridge se ishin “budallenj”, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Duke folur në një intervistë në emisionin El Larguero në një radio, Perez e pranoi që ishte “i trishtuar dhe i zhgënjyer”.

Ai insistoi se asnjë prej klubeve, të gjitha prej të cilave kanë nënshkruar kontrata identike që përmbajnë klauzola ndëshkuese për tërheqje, nuk e kishin lënë formalisht shoqatën dhe pretendoi se ata do të vazhdonin të punonin për të gjetur “zgjidhje”.

Perez mohoi se Juventusi dhe Milani ishin larguar.

“Kishte një ekip anglez që nuk dukej fort i interesuar dhe kjo u shpërnda edhe te të tejrat,” tha Perez.

Në këtë intervistë ku atij iu pështillej goja, dhe kur bënte deklarime kontradiktore, ai madje edhe tha se “anglezët nuk ishin larguar”.

Shpërndaje në: