Flokët natyral janë sërish në modë: Kjo është ngjyra më e famshme e momentit

Flokët natyral janë sërish në modë: Kjo është ngjyra më e famshme e momentit

Pas një periudhe të gjatë fiksimi për flokët me fije, kthehemi sërish tek natyralja. Flokët një ngjyrëshe dhe shumë natyrale janë trendi i fundit dhe specifikisht ngjyra karamel i pjekur.

I keni parasysh ato vajzat flokët e të cilave duken gjithmonë të shëndetshme, të pasura me shkëlqim dhe me zero fije të djegura? Kanë ditur thjesht të zgjedhin ngjyrën e duhur.

Trendi i fundit (kryesisht për brunet) është kjo ngjyrë flokësh. Karameli i pjekur është sa natyral aq edhe elegant. I bën flokët të tërheqin vëmendje dhe s’dukeni kurrë “e lirë” me flokë të tillë.

Mund t’i mbani të drejtë, me onde apo të kapura dhe sërish ngjyra do t’ju bëjë të dukeni shumë “mbretërore”.

Shpërndaje në: