Flokë të dëmtuar? Kthejini butësinë dhe shkëlqimin me këtë maskë

Periskopi.com Zoya

Bananet janë plot me kalium dhe vitamina, të cilat janë elemente të rëndësishme për rigjenerimin e flokëve.

Provoni këtë maskë për të ndihmuar në rivendosjen e butësisë dhe të shkëlqimit flokëve tuaj.

Çfarë ju nevojitet: ½ banane,1 lugë mjaltë, 1 lugë vaj ulliri, pak nenexhik.

Përgatitja:

Futni në blender bananen dhe nenexhikun, përzierjen e përftuar futeni në një tas dhe shtoni mjaltin dhe vajin e ullirit. Aplikojeni këtë maskë në flokët e lagur. Mbajeni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Shpërndaje në: