A flini shumë? Kujdes! Alkooli mund të jetë shkaktari

A flini shumë? Kujdes! Alkooli mund të jetë shkaktari

Sipas Centers for Disease Control and Prevention, të rriturit kanë nevojë për shatë deri në tetë orë gjumë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, pavarësisht se problemi kryesisht qëndron te pagjumësia, disa njerëz kanë probleme me gjumin e tepërt – pra bëjnë më shumë se nëntë orë gjumë në ditë.

Përqindja e amerikanëve që bëjnë gjumë të tepërt është rritur nga 27 në 37 për qind nga viti 1985 në 2007, sipas një studimi të vitit 2013.

Problemi mund të qëndrojë tek alkooli…

Sipas Huffington Post, personat që konsumojnë disa gota me pije alkoolike para gjumit kanë tendenca të flenë më gjatë. Kjo ndodh për shkak se alkooli ndikon në ciklin tonë të gjumit, duke e krijuar një dëshirë te ne që të flemë më gjatë.

Hulumtimi nga National Institute on Alcohol Abuse and Alcoholism ka treguar se të konsumuarit alkool pak para gjumit bën që trupi jon të jetë më pak efektiv në rifreskim gjatë ditës së ardhshme.

 

Shpërndaje në: