Flini pa hequr tualetin? Jeni duke rrezikuar seriozisht lëkurën tuaj

Flini pa hequr tualetin? Jeni duke rrezikuar seriozisht lëkurën tuaj

Kjo sepse nëse nuk e lani me ujë të bollshëm, e para që e pëson është lëkura, e cila gjatë natës ka nevojë që të ajroset për tu rigjeneruar, ndërsa të qenit e mbuluar me pudër dhe produkte të tjera kozmetike e bën më pak elastike.

Gjithashtu heqja e tualetit para gjumit, shmang krijimin e puçrrave sidomos në mjekër dhe faqe, të cilat nuk ka femër që nuk do donte të mos i kishte.

Kështu që hiqeni tualetin që nga buzët tek qerpikët, për shkak se buzët tuaja rrezikojnë të bëhen më të thata, ndërsa sytë të irrituar.

Por ka më shumë se kaq: të fjeturit me tualet në fytyrë plak me disa vite.

Shpërndaje në: