Flet zyrtari i LDK-së në Viti: U sulmova nga militantët e VV-së, po marr trajtim në urgjencën e Gjilanit

Flet zyrtari i LDK-së në Viti: U sulmova nga militantët e VV-së, po marr trajtim në urgjencën e Gjilanit

Një rast i sulmit fizik u raportua të ketë ndodhur sot në Viti.
Si fillim u theksua se ishte një sulm i ndodhur në një parking në këtë komunë, por më pas nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaruan se i sulmuar në këtë rast është zyrtari i tyre, këshilltari komunal, Ilir Zuka.

Në lidhje me këtë rast për lajmi.net ka folur vetë Zuka.

Ai deklaroi se është sulmuar nga militantët Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë dalë dhe e kanë sulmuar.

“Jam në Emergjencë në spitalin e Gjilanit. Jam sulmuar nga tre persona, militantë të Vetëvendosjes. Kanë dalë dhe më kanë sulmuar”, deklaroi Zuka.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nuk e di arsyen se pse është sulmuar.

Në gjithë territorin e Kosovës sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet nacionale.

Deri në ora 15:38 sipas Komisionit Qendror Zgjedhor dalja në zgjedhje ishte 26.54.

LDK: Aktivistët e Vetëvendosjes sulmuan asamblistin Ilir Zuka

Shpërndaje në: