Flet Wayne Rooney pas skandalit me vajzat e reja në dhomë hoteli

Flet Wayne Rooney pas skandalit me vajzat e reja në dhomë hoteli

Legjenda e Anglisë, Wayne Rooney, i ka kërkuar falje familjes dhe ekipit të tij Derbyt pasi i rrodhën imazhe në një dhomë hotele i shoqëruar nga një grup vajzash të reja.

“Bëra gabim,” tha trajneri i Derbyt pas një ndeshjeje miqësore me Real Betisin.

“Shkova në një ndejë private me dy prej miqve të mi dhe për mua, dua t’i kërkoj falje familejs time dhe klubit për imazhet që kanë dalë në shesh.” – tha Rooney, përcjell Periskopi.

“I jam mirënjohur Derby Countyt që më dha mundësinë për t’i kthyer aty ku e kanë vendin, dhe do të bëj gjithçka që mundem që kjo të ndodh.”

Imazhet që po qarkullojnë prej të dieles shfaqën Rooneyn të vjetur me disa vajza përreth tij. /Periskopi

Shpërndaje në: