Flet vëllai i Afrim Bunjakut: Ishte vit i vështirë, por jemi krenarë për të
Mujë Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ka folur sot për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, në njëvjetorin e rënies së tij, duke thënë se dhimbja është e madhe, por ndihen shumë krenar për të.
Ai u shpreh se ka qenë një vit i vështirë për ta, mirëpo u shpreh se kanë pasur shumë përkrahje.
“Dhimbja është e madhe, mirëpo ndihem krenar që kem pasur kësi vëllai, kësi trimi, krenaria po na mbanë, përkrahja është e madhe nga të gjitha anës, jemi falënderuar ndaj të gjithëve”.
“Ka qenë një vit shumë i vështirë, por jemi krenarë, përkrahja është e madhe, duke filluar nga institucionet, popullata, Shqipëria, deri në Australi të largët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, nga të gjitha anët dhe kjo po na mban shumë, përkrahja është e madhe edhe krenaria është e madhe. Afrimi nuk ishte vetëm djali ynë, por i krejt kombit shqiptar”, u shpreh tutje Muj Bunjaku.
Ambasada gjermane për Banjskën: Milan Radoiçiq ende i lirë në Serbi