Flet trajneri i Parisit para takimit me Bayernin: Është një ndeshje 50-50

Flet trajneri i Parisit para takimit me Bayernin: Është një ndeshje 50-50

Nesër me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi mes Parisit dhe Bayernit, duel ky në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadrat do të mundohen ta bëjnë më të mirën qysh në ndeshjen e parë, shkruan Periskopi.

Para kësaj ndeshje të madhe foli edhe trajneri i Parisit, Christophe Galtier i cili tha se Bayerni po luan mirë, por kjo garë do të jetë 50-50.

“Jo, është 50-50. Ky klub dhe këta lojtarë janë mësuar me ndeshjet e mëdha. Bayerni aktualisht po performon, ne nuk jemi – për arsye të ndryshme. Skuadra për nesër do të jetë më i kompletuar se ndeshjet e mëparshme”, tha ai.

Shpërndaje në: