Flet trajneri i Parisit: Duhet të luajmë shumë më tepër sa në ndeshjen e parë
Nesër me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Bayernit dhe Parisit, duel ky në kuadër të ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve.
Bayerni me avantazhin prej një goli i pret në shtëpi parisenët që do të mundohen ta rikthejnë rezultatin dhe të kualifikohen në çerekfinale të Championsit, shkruan Periskopi.
Para kësaj ndeshje të madhe ka folur edhe trajneri i Parisit, Christophe Galtier ku tha se duhet të punojnë më shumë në këtë ndeshje.
“Ne duhet të luajmë futboll, shumë më tepër sesa bëmë në ndeshjen e parë. Ne kemi një plan tjetër loje. Prania e Kylian na jep më shumë thellësi dhe goditje. Ne duam të jemi më lart dhe të bëjmë më shumë presion. Dhe nëse është e mundur rikuperojnë topin më herët në gjysmën e tyre”, tha ai.
Christophe Galtier: “We have to play football, much more than we did in the first leg. We have another game plan. The presence of Kylian gives us more depth and percussion. We want to be higher and put more pressure. And if possible recover the ball earlier in their half” #UCL pic.twitter.com/wHpN2xfZGk
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) March 7, 2023