Flet Taulant Hodaj: Persona civil kanë shqetësuar stafin dhe lojtarët e Kombëtares

Flet Taulant Hodaj: Persona civil kanë shqetësuar stafin dhe lojtarët e Kombëtares

Sot Federata e Futbollit e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media.

Për media ka folur edhe sekretari i FFK-së, Taulant Hodaj ku ka përmendur edhe zhvillimet e fundit në lidhje me arrestimin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, shkruan Periskopi.

Sipas Hodajt, persona civil po ashtu kanë marrë në pyetje edhe stafin e kombëtares dhe lojtarët dhe e gjithë kjo ndodh 3 ditë para ndeshjes me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2024.

Ai thotë se këto pyetje kanë shqetësuar tej mase stafin dhe lojtarët e Kombëtares.

“Me ardhë persona civil me i ataku stafin e kombëtares dhe lojtarët, është e padrejtë. Kjo duhet t’i kthehet në forcë lojtarëve para dy ndeshjeve”, tha Hodaj në konferencë për shtyp.

Ndërkaq, sot gjatë ditës Prokuroria e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar opinionin publik se ka ndaluar kryetarin e FFK-së, Agim Ademi për 48 orë.

Sipas tyre, Ademi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”./Periskopi/

Shpërndaje në: